Home Shqipëri
Demokrati zbulon arsyen se pse opozita pranoi të ulej në një tryezë me PS-në
"Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme..."

Sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi përmes një reagimi në rrjetet sociale i bën thirrje qeverisë që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që tiu hapë rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Postimi i plotë i Bardhit:

Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.
2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.
3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.

Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gattuso largohet nga Napoli?
E FUNDIT/ Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, plagosen dy persona
Nesër e hënë, si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim
Ndjekje si në filma, ç'ndodhi me durrsakun që ngriti policinë në këmbë (VIDEO)
Alpinisti rrëzohet nga Mali i Tomorrit, pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media