Home Shqipëri
DETAJET/ Krutani i rrezikshëm që u arrestua është ish-shoferi i prokurorit Arjan Ndoja
Ditën e sotme policia e Shtetit ka vënë në pranga ditën e sotme Mondi Voga 44 vjeç M.V nga Fushë Kruja.

Ai është vënë në pranga pasi i është gjetur armë në automjetin blind me të cilin lëvizte.

Një dyshim mbi mjetin superluks me aksesorë shtesë dhe të blinduar i cili po lëvizte në aksin Vorë- Krujë ka vënë në lëvizje efektivët e rrugores të cilët pas kontrollit i kanë vënë pranga drejtuesit.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Policia Rrugore e kryeqytetit, në vijim të kontrolleve parandaluese për aksidentet rrugore, verifikimin e automjeteve që përdorin sisteme pamore dhe zanore shtesë, si dhe në zbatim të planit të masave të DVP Tiranë për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, gjatë monitorimit të sjelljes se përdorueseve të rrugës, në rrugën interurbane Vorë-Krujë ka konstatuar në lëvizje një automjet që përdorte sisteme pamore shtesë dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij duke e ndaluar atë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit me iniciale M. V., 44 vjeç, nga Fushë Kruja rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një armë zjarri pa leje, e tipit TT. Menjëherë u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Automjeti i blinduar u sekuestrua ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime te tjera hetimore e procedurale. Ndërkohë, ky shtetas është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çfarë tregon dhimbja e kokës në mëngjes
Sokol Balla i zë punën në çdo televizion? Përgjigjet hapur Rudina Xhunga
Mjaltë dhe kanellë, pse ky kombinim çudibërës i sjell kaq shumë dobi organizmit?
Beqaj publikon videon e të rinjve që festojnë në club: Shkelje ligji, ofenduese! (VIDEO)
Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Shqipëria pret një përmbysje të madhe!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media