Home Shqipëri
Olti Curri tregon "mikun" e Alketës që e futi në Sanremo, ajo i bën bllok! (FOTO LAJM)
Tashmë është bërë zyrtare: Alketa Vejsiu do bashkëprezantojë në “Sanremo 2020”. Lajmi po bën bujë në mediat shqiptare ashtu edhe tek ato italianet dhe sigurisht urimet kanë qenë të menjëhershme.

Mirëpo duket se bloggeri Olti Curri e ka parashikuar i pari që Alketa duhet të shkojë në Sanremo, të prezantojë festivalin e rëndësishëm italian teksa komentonte me humor Festivalin e Këngës në RTSH disa javë më parë.

Një portal online shkroi ditën e sotme që Alketa duhet të falenderojë Oltin për këtë gjë, e moderatorja ripostoi lajmin duke iu drejtuar Oltit me fjalët ironizuese: Lutjet e tua u bënë realitet! Zoti të bekoftë”.

Nga ana tjetër, Olti ripostoi “storyn” e Alketës duke thënë se falenderimet që moderatorja i bëri atij dukeshin bërë per dikë tjetër e se këtë gjë do e tregonte në storyt e tjera të tij.

Bloggeri i njohur nuk vonoi shumë teksa postoi në “storyn” e tij një varg postimesh që tregojnë urën lidhëse dhe lobimin që është bërë që Alketa të prezantojë këtë vit në “Sanremo”.

Olti thotë se: Sanremo këtë vit organizohet nga Lucio Presa (menaxher vipash) që bën edhe strategjitë e komunikimit të kryeministrit italian Mateo Renzi. Lucio paska shpëtuar Mateon nga një problem me deklarimin e pasurisë.

Mateo në mediat italiane njihet si “sponsor” i Edi Ramës. Mirëpo, Lucio që ishte organizatori i Sanremos, është i martuar me Paola Peregon e cila ishte e ftuar në “Dance ëith me” nga Alketa Vejsiu.

Olti poston dy fotot e fundit duke thënë se : Alketa ka miqësi me Linda Ramën. Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu” ky është dhe ekuacioni i Olti Currit për të mbërritur tek pyetja se si Alketa e shtroi rrugën për eventin e rëndësishëm.

Bloggeri mendon se Alketa duhet të falenderojë Edi Ramën që iu realizua ëndrra e saj.

Mesa duket Alketes nuk i ka pëlqyer fare reagimi i Oltit ndaj ka vendosur ti bëjë bllok në Instagram./News31
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Partnerja e McGregor ishte një qendër të vëmendjes së faqeve rozë (VIDEO)
"Tentoi t’i jepte fund jetës", flet nëna që e martoi vajzën 15 vjeç
Tifozët e Napolit nuk fshihen, kërkojnë trajnerin e kombëtares shqiptare
Zhbllokohet sfida, Interi gjen golin (VIDEO)
Alpinisti i plagosur në Tomorr, niset helikopteri i Forcave Ajrore

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media