Home Shqipëri
Kryemadhi: Tani është radha e qeverisë për plotësimin e kushteve të Bundestagut
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë në lidhje me marrëveshjen e arritur mes maxhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore.

Kryemadhi shkruan se duhen hedhur hapa gjithpërfshirës dhe përmes dialogut në mënyrë që të arrihet në reformën zgjedhore për të garantuar zgjedhje të ndershme e të lira.

Më tutje Kryemadhi shton se me arritjen e marrëveshjes për reformën, e cila është një ndër 9 pikat e Bundestagut gjerman, i takon qeverisë që të punojë për arritjen e 8 pikave të tjera.

“Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance që të plotësojë kushtin e vënies para drejtësisë së vjedhësëve të votave, dosja 184 dhe 339. Nga sot është përgjegjësi e maxhorancës të japë shembuj për luftën ndaj korrupsionit të saj”, shprehet Kryemadhi.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Integrimi Evropian i Shqipërisë nuk mund të sakrifikohet për asnjë arsye.

Gjithëpërfshirja dhe dialogu politik janë të vetmet rrugë me të cilat mund të realizojmë reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj pa humbur kohë të miratojmë një reformë zgjedhore që u mundëson qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur të lirë, pa presionin e bandave, intimidimin me vendin e punës dhe nën kërcënimin e levave të pushtetit.

Opozita sot mori përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për të bërë të mundur hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet e saja në integrimin evropian të vendit.


Nga sot, pas dakordësisë së opozitës në unison, për të përmbyllur me konsesus dhe nën prezencën e faktorit ndërkombëtar Reformën Zgjedhore, i duhet Qeverisë dhe maxhorancës të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.

Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës pa keqpërdorur mekanizmat e saja qorre në KED apo në Parlament.

Nga sot është përgjigjësia e kësaj maxhorance të bëhet gati për implementimin e Reformës zgjedhore që do të miratohet me konsesus.

Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance që të plotësojë kushtin e vënies para drejtësisë së vjedhësëve të votave, dosja 184 dhe 339.

Nga sot është përgjegjësi e maxhorancës të japë shembuj për luftën ndaj korrupsionit të saj. Dhjetra dosje të korrupsionit qeveritar janë në sirtaret e Prokurorisë.

Sot opozita, me marrjen e përgjegjësisë për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve.

Shqipëria është e para!

E ardhmja evropiane e saj është e para!
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gattuso largohet nga Napoli?
E FUNDIT/ Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, plagosen dy persona
Nesër e hënë, si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim
Ndjekje si në filma, ç'ndodhi me durrsakun që ngriti policinë në këmbë (VIDEO)
Alpinisti rrëzohet nga Mali i Tomorrit, pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media