Home Shqipëri
Zbardhet detajet e para/ Si u vunë në pranga zyrtarët për ndërtimet e paligjshme në Tiranë
Janë zbuluar detaje të reja nga megaoperacioni e Policisë së Tiranës ku janë vënë në pranga dhe shoqëruar në komisariat rreth 4 persona.

Policia e Tiranës është duke zhvilluar një megaoperacion, për arrestimin e personave që kanë përgjegjësi në ndërtimet në zonën e Vorës, Kasharit dhe Farkës, dhe që pësuan dëme nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Burime bëjnë me dije se derimë tani janë shoqëruar 40 persona, në mesin e të cilëve dhe drejtues të këtyre komunave, si dhe shefa të urbanistikës.

Mes personave të shoqëruar është dhe ish-kreu i Komunës së Farkës Bardh Plaku, si dhe Luan Beta, ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vorës.

Ata akuzohen për ndërhyrje për paligjshme në pallatet e dëmtuara, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre.

Fatmirësisht në asnjë nga këto zona në Tiranë, nuk u shkaktuan viktima nga tërmeti, ndërkohë që dëmet kanë qenë të konsiderueshme, duke lënë të pastrehë qindra banorë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çfarë tregon dhimbja e kokës në mëngjes
Sokol Balla i zë punën në çdo televizion? Përgjigjet hapur Rudina Xhunga
Mjaltë dhe kanellë, pse ky kombinim çudibërës i sjell kaq shumë dobi organizmit?
Beqaj publikon videon e të rinjve që festojnë në club: Shkelje ligji, ofenduese! (VIDEO)
Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Shqipëria pret një përmbysje të madhe!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media