Home Shqipëri
Shqiptari i vë flakën vetes para Parlamentit Europian
Një shtetas me origjine shqiptare i ka vënë flakën vetes para ndërtesës së Parlamentit Europian në Strasburg të Francës.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “DNA.fr”, ky shtetas ka lyer veten me benzinë para ambienteve të PE rreth orës 16:00 të kësaj të marte.

Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë në përpjekje për t’i shpëtuar jetën personit që po digjej.

Shqiptari gjithsesi ka marrë plage të rënda në fytyrë dhe duar. Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi ekstrem. Autoritete policore franceze nuk kanë identifikuar shqiptarin i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Partnerja e McGregor ishte një qendër të vëmendjes së faqeve rozë (VIDEO)
"Tentoi t’i jepte fund jetës", flet nëna që e martoi vajzën 15 vjeç
Tifozët e Napolit nuk fshihen, kërkojnë trajnerin e kombëtares shqiptare
Zhbllokohet sfida, Interi gjen golin (VIDEO)
Alpinisti i plagosur në Tomorr, niset helikopteri i Forcave Ajrore

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media