Home Shqipëri
Drogë dhe municione, arrestohet "i forti" i Memaliajt
Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Vjosa”, ku janë sekuestruar armë zjarri, drogë e municion luftarak.

Po ashtu është vënë në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër organizuan dhe finalizuan operacionin “Vjosa”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. K., 40 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zhbllokohet sfida, Interi gjen golin (VIDEO)
Alpinisti i plagosur në Tomorr, niset helikopteri i Forcave Ajrore
Gattuso largohet nga Napoli?
Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, plagosen dy persona
Nesër e hënë, si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media