Home Shqipëri
U mor peng nga dy persona, zbulohet kush është 49-vjeçari në Kamëz
Një person është marrë peng paraditen e sotme në qytetin e Kamzës.

Dëshmitarë kanë rrëfyer se dy persona pas një debati mes tyre, e kanë dhunuar dhe marrë një me forcë një person duke e futur në makinë nga ku pas kësaj janë larguar me shpejtësi.

Mësohet se personi që i marrë peng është Jak Prenga 49-vjeç.

Burimet thonë se pengmarrja ka ardhur pas një konflikti për para ndërsa dëshmitarët kanë treguar se dy pengmarrësit kanë qenë të maskuar.

Prenga ende nuk është bërë I gjallë dhe nuk dihet për fatin e tij.

Ngjarjen e kanë parë qytetarët, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e pengmarrjes. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi forcat e policisë, të cilat kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve por deri më tani nuk kanë arritur të identifikojnë autorët.

Ndërkohë, në zonën përreth raportohet se ka objekte të ndryshme që vëzhgohennga kamerat e sigurisë, të cilat edhe janë sekuestruar nga ku pritet të shërbejë për hetimet.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I biri mungon në varrim? Me flamurin kuqezi, përcillet në varreza Nexhmije Hoxha (FOTO LAJM)
Stresi nuk di të ndalet, i bën "diss" reperit shqiptar (VIDEO)
LSI i del në mbrojtje Metës me dokumenta: S'keni parë gjë akoma! (FOTO LAJM)
4 vjeçari i zhdukur prej 10 ditësh, familjarët: Mund t'a kenë rrëmbyer
As në varr nuk e zbuti shpirtin: Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës, i bën të papriturën të birit dhe nuses

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media