Home Shqipëri
Zbardhet vendimi i qeverisë: Si do të përfitohen banesat e reja, familjet me më shumë prioritet
Qytetarë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit do t’i përfitojnë banesat, në bazë të numrit të anëtarëve të familjes.

Pra madhësia apo sipërfaqja do të jepet bazuar mbi numrin e anëtarëve që ka një familje, që ka mbetur e pastrehë, pas tërmetit.

Vendimi i miratuar në fund të dhjetorit dhe i publikuar në fillim të këtij viti në fletoren zyrtare zbardh të gjitha kategoritë dhe sipërfaqet e përfitimit.

Si fillim, qytetarët duhet të bëjnë aplikim pranë bashkive ku do të duhet të dorëzojnë aktin e konstatimit, dokumentin e pronësisë ose çdo akt për përfitimin e pronësisë së banesës së dëmtuar.

Prioritet do të kenë familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore, familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit, familjet me ndihmë ekonomike, si dhe të rënët në krye të detyrës
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
As në varr nuk e zbuti shpirtin: Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës, i bën të papriturën të birit
Alarmante! Shqipëria mes 10 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në BE
3 burra e 1 grua, kush janë kandidatët për "FBI" shqiptare
Gjonaj i përgjigjet ashpër Metës: Kjo është e vërteta e botimit në Fletoren Zyrtare
Rrëmbimi e Jan Prengës, Gjykata Speciale vendos sekuestro për 3 e pronat Altin Hajrit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media