Home Shqipëri
Haradinaj paralajmëron Ramën: Ka edhe më shumë, nuk i kam thënë sepse kam kursyer kombin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e nisi duke komentuar padinë ndaj tij.

‘Kjo është më larg nga sa kam parë se gjërat mund të shkojnë, kjo i ka tejkaluar parashikimet e mia,’ tha ai.Haradinaj tha se Rama ka mbajtur qëndrim pro ndarjes së Kosovës.

‘Nuk kursehem ndaj zotit Rama, por kursehem ndaj bashkëkombasve. Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë. Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi derisa ministri i tij i jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku. Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën. Nga zori jam detyruar t’i dal kundër. Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit. Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera,’ tha Haradinaj.

‘Pasi e njoh kush është dhe kam lexuar për të nuk mërzitem,’ tha Haradinaj për padinë e Ramës.‘E di kush e ka shtyrë për të bërë padinë, i qëndroj atyre që kam thënë,’ tha Haradinaj.

‘E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë,’ paralajmëroi kryeministri në detyrë i Kosovës.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ndryshime të mëdha në Kodin Rrugor, ashpërsohen gjobat për alkolin e celularin në timon
Presidenca sulmon sërish Gjonajn: Shoqja Etildë pranoi sot të gjithë fajin!
14 viktima, flet mjekja shqiptare në Itali: Italianët kanë kaluar në fazën e dytë
Bujar Nishani e quan Nexhmije Hoxhën "zonjë e zezë": Iku pa dhënë llogari për krimet
I biri mungon në varrim? Me flamurin kuqezi, përcillet në varreza Nexhmije Hoxha (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media