Home Shqipëri
"Fluturuan" me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë
Policia i ka bërë thirrje personave në timon, që të mos nxitojnë në rrugë duke u bërë burim aksidenti për veten dhe për të tjerët.

Në një video të publikuar gjatë natës në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, policia bën me dije se ka ushtruar kontrolle parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranes, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saj përgjatë udhëtimit.

“Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge.

16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim. 14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.

Kujdes. Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim🚙, respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, 👉 udhëzimet dhe këshillat e 👮🏻♀, për sigurinë tuaj dhe te tjerëve.

Misioni jonë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor. 📸 dhe ✍në adresë të komisariatit digjital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
OFL vazhdon misionin, kush janë dy emrat që morën sot "letrën"
"Ik q**", qytetarët shfaqin pakënaqësi ndaj operacionit për pasuritë e "të fortëve" (FOTO LAJM)
Meta paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit
Meta takon Bashën: Këto janë skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekja për grusht shteti
"Makina e së vërtetës", kandidatët në garë për BKH i nënshtrohen testit të rëndësishëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media