Home Shqipëri
Lëvizte me armë pa leje, kapet 51 vjeçari në Lushnjë
Një 51 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi mbante pa leje armë gjahu dhe armë të ftohta.

Bëhet fjalë për shtetasin N. P, 51 vjeç, banues në Muçias.

Ai u arrestua pas nje kontrolli qe iu be, pasi policia kishte marre me heret informacione ne rruge operative. Gjate kontrollit u sekuestruan 1 armë gjahu dhe 2 thika.

NJOFTIMI

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, i gjetën shtetasit N. P, 51 vjeç, banues në Muçias, 1 armë gjahu dhe 2 thika të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Në përfundim të veprimeve të kryera, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P për veprat penale “Mbajta pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E RËNDË/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas i jep fund jetës
Prostitucion e trafikim "malli", kush është Gazmend Mahmutaj
Tronditet qyteti shqiptar, dyshohet për të paktën një viktimë
Krimineli famëkeq nga Berati, kush është Edison Çobo i shënjestruar sot nga OFL
OFL vazhdon misionin, kush janë dy emrat që morën sot "letrën"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media