Home Shqipëri
Olsian Çela në Shkodër bën thirrje: Ne jemi depozita e madhe që të dërgon në rrjetet kriminale
Kryeprokurori Olsian Çela dha sot mesazhe të forta për prokurorët nga qyteti i Shkodrës.

Edhe pse në këto kohë organi i akuzës sipas tij po përballet me sfida të rëndësishme, kërkoi perfeksionim të metodikave teksa nënvizoi se suksesi ka qenë i mangët në luftën kundër pastrimit të parave.

“Duhet të grumbullojmë prova tek krimi financiar. Duhet te aplikojme ligjin Antimafia. Shkodra, Lezha, Kukesi etj kanë forma të ndryshme krimi”, nënvizoi ai.

“Si çdo vit analiza kristalizon ate cka eshte bere gjate këtij viti me momente pozitive dhe negative. Prokuroria po perballet me sfida te rendesishme qofte me reformen ne drejtesi por dhe nevojen qe ka vendi per nje prokurori efikase. Jemi ne faze rikonstruksioni. Që nga fundi i vitit prokuroria kane kompetenca te reja si antikorrupsion anti mafia dhe krimin e organizuar.

Duket se me SPAK relativizohen prokurorite por ne fakt ne jemi depozita e madhe qe te dergon ne rrjetet kriminale. Prej jush duhet te rriten metodat speciale te hetimit. Jan momente shume te rendesishme pasi ju duhet te perfeksiononi metodikat. Pastrimi i parave eshte nje fushe tjeter objektiv. Pastrimi i produkteve te ceshtjeve penale suksesi ka qene i manget. Duhet te grumbullojme prova tek krimi financiar. Duhet te aplikojme ligjin antimafia. Shkodra lezha kukesi etj kan forma te ndryshme krimi. Ju keni provojen per ta bere perballjen ne menyren e duhur,”– shtoi kryeprokurori.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Përfshihet nga flakët lokali i i burrit të deputetes në Lungomare
Sherr mes fqinjve, dy vëllezërit thyejnë rregullat e karantinës dhe bëjnë për spital babë e birë
Sot vetëm 6 raste të reja, ka shpresë në Shqipëri për luftën ndaj koronavirusit?
Rritja më e ulët në tre javë në numrin e të infektuarve, sa ka shkuar sot
Burrat apo gratë, cilët vuajnë më shumë nga mbipesha dhe diabeti në Shqipëri?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media