Home Shqipëri
Tubimi i dy marsit, Meta thërret në zyrë ambasadorët
Presidenti i vendit Ilir Meta po zhvillon ditën e sotme disa takime me ambasadorët e Spanjës, Hollandës dhe Suedisë, në kuadër të informimit për tubimin e thirrur nga vetë presidenti me datën 2 Mars në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërkohë që bëhet e ditur se në ditët në vijim do të takohet me diplomat të tjerë.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta ka thirrur qytetarët se me datën 2 Mars të dalin në mbrotje të kushtetutës kundër grushtit të shtetit siçcilëson ai maxhorancën.

Kreu i Shtetit tha se që prej datës 2 Mars, nuk do të jetë vetëm Presidenca kalaja e mbrojtjes së Kushtetutës, por çdo qytetetar për të mbrojtur çdo institucion.

”Nëse sot ky institucion është e vetmja kështjllë e pamposhtur e Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj, më datë 2 Mars do të vendoset për të shpartalluar këtë grusht shteti, të mafias kombëtare dhe ndërkombëtare, do ta vendosim në 2 Mars. Në 2 Mars pasdite ju presim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që prej asaj dite nuk do të ketë vetëm një institucion si presidenca në mbrojtjen e Kushtetutës”-pati deklaruar Meta.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sot vetëm 6 raste të reja, ka shpresë në Shqipëri për luftën ndaj koronavirusit?
E FUNDIT/ Rritja më e ulët në tre javë në numrin e të infektuarve, sa ka shkuar sot
Burrat apo gratë, cilët vuajnë më shumë nga mbipesha dhe diabeti në Shqipëri?
Pacientë që humbin jetën, publikohen momentet e dhimbshme nga spitali në Londër
Koronavirusi i vë "drynin" gjykatave deri në 22 prill, çfarë do të bëhet me çështjet urgjente

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media