Home Shqipëri
Ndodheni në Bullgari dhe ju ka mbaruar leja e qëndrimit? MJ ka një lajm të mirë
Nëse aktuialisht ndodheni në Bullgari dhe ju ka mbaruar leja e qëndrimit, Ministria e Jashtme ka një lajm për ju.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Bullgari, se autoritetet bullgare për Migracionin kanë vendosur që afati i lejeve të qëndrimit afatshkurtër dhe afatgjatë për shtetasit e huaj, të cilat skadojnë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, të zgjatet me 6 muaj.

Shtetasit shqiptarë, që kanë një leje qëndrimi drejt mbarimit të afatit përfitojnë zgjatjen prej 6 muajsh të lejes. Shtetasit shqiptarë mund të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në 14 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu, shtetasit shqiptarë, të cilët do të tejkalojnë afatin 3 mujor gjatë kësaj periudhe duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Migracionit, për të zgjatur qëndrimin e tyre.

Në rastet e nevojës për asistencë, MEPJ udhëzon qytetarët shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Sofje +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail [email protected]

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
IA DOLI/ 80 vjeçarja nga Durrësi fiton betejën ndaj koronavirusit
Mediat italiane nxjerrin pamjet: Si u pritën 30 mjekët shqiptarë (FOTO LAJM)
Nga sot leje edhe për pazar, çfarë duhet të dini
Parashimimi i motit për sot, si pritet të nisë java
30 bluza të bardha krah Italisë, mjekja italiane shpreh falenderimet më të ndjera për Shqipërinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media