Home Shqipëri
Mori miliona duke mashtruar, koronavirusi nxjerr për 3 muaj nga burgu stomatologen Olesia Duka
Stomatologia Olesia Duka, e cila akuzohet për mashtrim është mes listës së 570 të dënuarve të cilët kanë përfituar leje 3 mujore për të qëndruar në shtëpi në kuadër të masave të marra nga qeveria për ndalimin e përhapjes së virusit COVID 19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë, janë vetëm 5 gra të cilat përfitojnë nga kjo leje dhe ndër to është dhe Olesia Duka, dentistja e famshme e cila u dënua me 6 vjet e 9 muaj burgim për mashtrim në miliona ndaj disa biznesmenëve në Tiranë dhe në Durrës.

Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Qeveria merr borxh rekord në euro, plot 120 milionë euro
Efektet e karantinës: Ermal Mamaqi rruan kokën dhe video epike nuk duhet humbur! (VIDEO)
Qytetari ia thotë troç Ramës: Ngele duke na bo si Enveri!
1,1 milion të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, 58,004 të vdekur
Qeveria nuk u dërgoi pensionin në shtëpi, pensionistët "thyejnë" karantinën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media