Home Shqipëri
Nuk pranoi të thirrte ambulancën, ndërron jetë nga koronavirusi 47-vjeçari
Mos marrja seriozisht e virusit i ka marrë jetën një bankieri të shëndetshëm në Uellsi i cili ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Mediat lokale shkruajnë se bankieri kishte refuzuar të telefononte ambulancën me shpresën se do i kalonte dhe me idene se ambulanca ishte e zënë duke u marrë më të tjerë të sëmurë.

Z. Galley, 47 vjeç, vendosi të mos shkonte në punë të hënën sepse kishte ethe, tha Znj Cuthbert, 46 vjeç, me zemër të thyer për North Wales Live.

Ajo nuk kishte qenë në gjendje ta shihte sepse ai vendosi të qëndronte më vete, por zonja Cuthbert tha se mesazhet nga ai filluan të rralloheshin.

Trupi i Z. Galley u hoq nga banesa e tij në Wrexham nga ndihmësmjekët më veshje mbrojtëse të martën.

Zonja Cuthbert tha: Sigurisht që unë u shqetësova shumë kur ai kishte zhvillim të etheve, pasi shqetësohesha për koronavirusin. Por ai donte të më mbronte mua, dhe nuk mund të shkoja ta vizitoja.

Ndërsa ai po keqësohej vazhdimisht, unë i kërkova që të telefononte një ambulancë, por ai vazhdonte të më thoshte se ishte mirë, se ai nuk kishte kushte themelore shëndetësore dhe se ata do të ishin shumë të zënë duke u marrë me njerëz të tjerë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
IA DOLI/ 80 vjeçarja nga Durrësi fiton betejën ndaj koronavirusit
Mediat italiane nxjerrin pamjet: Si u pritën 30 mjekët shqiptarë (FOTO LAJM)
Nga sot leje edhe për pazar, çfarë duhet të dini
Parashimimi i motit për sot, si pritet të nisë java
30 bluza të bardha krah Italisë, mjekja italiane shpreh falenderimet më të ndjera për Shqipërinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media