Home Shqipëri
Një popull i tërë! Deri sot, 8 165 italianë kanë humbur jetën nga koronavirusi
Italia është shteti që po pëson më shumë humbje nga koronavirusi, COVID-19, duke ia kaluar edhe Kinës, vendi i origjinës së virusit të ri.

Vetëm sot, në harkun e 24 orëve në Itali vdiqën 662 persona me koronavirus, duke e çuar bilancin total në 8 165 viktima.

Deri më sot janë testuar 361 060 persona, prej së cilëve 80 539 janë diagnostikuar me Covid-19.

Nga këta, 10 361 (999 më shumë se të mërkurën) janë shëruar ndërsa 8 165 kanë vdekur.

Pas 4 ditësh me ulje të rasteve të reja – 3 957 të dielën, 3 780 të hënën, 3 612 të martën dhe 3 491 të mërkurën – të enjten u raportuan 4 492 të infektuar të tjerë.

Përsa i përket të dhënave për të gjithë vendet e prekura në botë, të dhënat janë:

Të infektuar me Covid-19 janë mbi 500 mijë, nga të cilët 120 mijë janë shëruar dhe rreth 22 400 kanë vdekur. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
IA DOLI/ 80 vjeçarja nga Durrësi fiton betejën ndaj koronavirusit
Mediat italiane nxjerrin pamjet: Si u pritën 30 mjekët shqiptarë (FOTO LAJM)
Nga sot leje edhe për pazar, çfarë duhet të dini
Parashimimi i motit për sot, si pritet të nisë java
30 bluza të bardha krah Italisë, mjekja italiane shpreh falenderimet më të ndjera për Shqipërinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media