Home Shqipëri
Anglia jep lajmin e mirë për shqiptarët: Çfarë do ndodh me qytetarët që kanë "ngecur" atje
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, se autoritetet angleze kanë njoftuar për shtetasit e huaj, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 do të ketë zgjatje të vizës.

Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi (MB) për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

MEPJ udhëzon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë situatë, të kontaktojnë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës së e-mailit [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Përfshihet nga flakët lokali i i burrit të deputetes në Lungomare
Sherr mes fqinjve, dy vëllezërit thyejnë rregullat e karantinës dhe bëjnë për spital babë e birë
Sot vetëm 6 raste të reja, ka shpresë në Shqipëri për luftën ndaj koronavirusit?
Rritja më e ulët në tre javë në numrin e të infektuarve, sa ka shkuar sot
Burrat apo gratë, cilët vuajnë më shumë nga mbipesha dhe diabeti në Shqipëri?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media