Home Shqipëri
Si u infektuan? Konfirmohen me koronavirus nënë e bijë nga Puka
Situata nga koronavirusi në Shqipëri vijon të përkeqësohet dita ditës.

Bëhet me dije se janë shënuar edhe 2 raste të reja me koronavirus në Pukë.

Bëhet fjalë për bashkëshorten dhe vajzën e një pacienti, që u zbulua se ishte i prekur në spitalin e Shkodrës, gjatë ditës së djeshme.

Ky i fundit doli negativ në testin e parë, por pastaj testi i dytë konfirmoi se ai ishte prekur nga Covid-19. Ndërkohë mësohet se edhe mjekët që i kanë shërbyer i janë nënshtruar analizave.

Dyshohet se rasti nga Puka e ka marrë virusin Covid-19, nga kontakti që ka pasur me ‘pacientin zero’ të cilin e ka takuar në Tiranë.

Kujtojmë se deri më tani janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë 174 raste infektimi me koronavirus. Ndërkohë numri i dy të infektuarve të rinj në Pukë, pritet të përllogaritet në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së nesërme. /TCH
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sherr mes fqinjve, dy vëllezërit thyejnë rregullat e karantinës dhe bëjnë për spital babë e birë
Sot vetëm 6 raste të reja, ka shpresë në Shqipëri për luftën ndaj koronavirusit?
E FUNDIT/ Rritja më e ulët në tre javë në numrin e të infektuarve, sa ka shkuar sot
Burrat apo gratë, cilët vuajnë më shumë nga mbipesha dhe diabeti në Shqipëri?
Pacientë që humbin jetën, publikohen momentet e dhimbshme nga spitali në Londër

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media