Home Shqipëri
Frikë për skenarin italian, Shqipëria do të blejë 10 mijë teste për koronavirus
Qeveria nuk e përjashton dot përshkallëzimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri njësoj si në Itali. Ajo shpreson që masat e marra për parandalimin e koronavirusit të shmangin një situatë të ngjashme, ndërsa garanton se ka planifikuar çdo gjë.

Në një intervistë për Ilva Taren në Euroneës, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pohoi se ishte herët për të thënë nëse masat kanë dhënë rezultat. Ajo pranoi se ditët e ardhshme pritet shtim i rasteve me të infektuar, por garantoi se për këtë janë porositur 10 mijë teste të reja.

“Pritet rritje e rasteve pozitive të coronavirusit në Shqipëri. Do të kemi kurbë që do të karakterizohet nga rritje, por shpresojmë të mos jetë kurba e lartë që po shohim në vendet e tjera, por të jetë sa më e lehtë që t’i japi mundësi sistemit shëndetësor të ofrojë kujdes për ata që kanë më shumë nevojë, veçanërisht të sëmurët kritikë.”

Manastirliu tha se ishte shpresëplotë se situata e Italisë – ku prej javësh raportohen qindra të vdekur – nuk do të përsëritet në Shqipëri prej faktit, se sipas saj, masat u vunë që kur u diagnostikua i infektuari i parë.

Ajo bëri thirrje që qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë rregullat.

Italia po vuan përqindjen më të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në botë. Rreth 8 mijë prej mbi 80 mijë të infektuarve kanë vdekur – 10 përqind vdekshmëri.

Rasti i parë me koronavirus në Itali u diagnostikua më 31 janar, ndërsa viktimat e para u raportuan në mes të shkurtit. Qeveria italiane vendosi në karantinë qytetet vetëm një muaj më vonë.

Në Shqipëri rasti i parë me koronavirus u diagnostikua më 9 mars. Prej kësaj date qeveria ka kufizuar lëvizjen dhe ka bllokuar kufijtë.

Të infektuarit priten në spitalin Shefqet Ndroqi, në spitalin Infektiv dhe ish-spitalin e Kirurgjisë në QSUT. Së fundmi qeveria po përshtat një mjedis larg Tiranës për ta përdorur si karantinë për të shëruarit dhe më pak të prekurit.

Dy javë më vonë dhe pas 1144 testimesh të infektuarit janë 176, prej së cilëve 17 janë riaftësuar dhe 6 kanë vdekur. Dy ditët e fundit ka pasur mbi 20 të infetkuar të rinj, çka tregon për një kurbë në rritje.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I ktheu për rishqyrtim, Komisioni i Ligjeve i rrëzon dy dekrete Metës
Mjekët dhe infermierët në Lezhë refuzuan shpërblimin 5 mijë lekë, Rama nxjerr "versionin e ri"
Harta zgjerohet në Korçë, infektohet shefi i Personelit të Policisë Kufitare
Përfshihet nga flakët lokali i i burrit të deputetes në Lungomare
Sherr mes fqinjve, dy vëllezërit thyejnë rregullat e karantinës dhe bëjnë për spital babë e bir

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media