Home Shqipëri
Dashuri në kohën e COVID-19, i riu lë prindërit e udhëton drejt të dashurës në anën tjetër të botës
Dashurinë nuk e ndalon asgjë, madje as koronavirusi.

"Të qëndroja në shtëpi në Kajro me familjen apo të kapja fluturimin e fundit drejt Kanadasë që të jem afër të dashurës time"

Kjo ishte dilema e një djali të ri nga Egjipti i cili është i dashuruar me një vajzë italo-amerikane të quajtur Franceska e cila jetonte dhe punonte në qytetin e Kebekut, Kanada.

Ndërsa lajmet për pandeminë shpërthyen në të gjithë botën, të dy e kuptuan se kjo krizë do të zgjasë më shumë se disa javë.

Në një situatë që cdo gjë ishte mbyllur prej COVID-19, udhëtimi drejt një shteti tjeter, është një "vetëvrasje", por dashuria bën marrëzira.

Djali i ri la prindërit e tij të cilët janë në moshë tek të 60-tat dhe janë në rrezik të lartë pasi vuajnë nga komplikime të ndryshme shëndetësore, përfshirë diabetin dhe problemet e zemrës dhe udhëtoi drejt Kanadasë.

Mund të duket marrëzi por ishin prindërit e tij të cilët e inkurajuan të riun të udhëtonte drejt Kanadasë tek e dashura e tij, duke i premtuar se do të kujdesen për shëndetin e tyre.

Por nuk kishte asnjë shpresë për bileta!

Pavarësisht mundësive të pakta dhe lista e cmimeve të cmendura i riu nuk hoqi dorë dhe preu biletën dhe fati i tij i madh ishte se udhëtimi nuk u anullua.

Djali rrëfen se kaloi udhëtimin më të gjatë të jetës së tij.

"Kur e dashura ime Francesca erdhi drejt meje, zbrita në një gju dhe i propozova për martesë. As që e priste, as une se dija që do ta bëja, por hoqëm maskat dhe e vulosëm me një puthje të gjatë..."- përfundon rrëfimin i riu.

CNN| Përshtati: Albeu.com

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mjekët dhe infermierët në Lezhë refuzuan shpërblimin 5 mijë lekë, Rama nxjerr "versionin e ri"
Harta zgjerohet në Korçë, infektohet shefi i Personelit të Policisë Kufitare
Përfshihet nga flakët lokali i i burrit të deputetes në Lungomare
Sherr mes fqinjve, dy vëllezërit thyejnë rregullat e karantinës dhe bëjnë për spital babë e bir
Sot vetëm 6 raste të reja, ka shpresë në Shqipëri për luftën ndaj koronavirusit?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media