Home Shqipëri
I lodhur nga situata e koronavirusit? Rama: Jam gati të jap dorëheqjen nëse...
Kryeministri Edi Rama tha në një lidhje me “Skype” emisionin “Real Story”, në News24, se do të jepte gjithçka, vetëm që të mos ishte në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi.

"Sikur të më thonë, që njerëzit do ta fitojnë këtë luftë, nëse ti nesër nuk do jesh në zgjedhje, unë do kisha firmosur sot me kënaqësinë më të madhe fundin e kësaj lufte.

Do jepja gjithçka, vetëm të mos isha unë këtu ku jam sot. E kam mendjen vetëm te një pikë, dita kur do të kthehemi në normalitet, nuk e di si do të jetë. Nuk më intereson fare, fare, fare, çfarë do të jetë më pas historia politike dhe aq më pak se kur janë zgjedhjet, kush i fiton.", tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se është gati të dorëzojë postin e kryeministrit, madje edhe me festë, nëse dikush gjen rrugën për të bindur virusin të largohet.

"Nëse të gjithë ata që iu ra bretku kaq vite “Rama ik, Rama ik”, gjejnë rrugët të bindin virusin të largohet nesër, unë iki dhe jo vetëm, por bëj një festë të madhe", tha më tej kryeministri.



Dërgoja mikut në:
Fuji
e Premte 27 Mars 2020, Ora 09:34
E ke finishin me 13 ose 15 prill kur do ti detyrosh njerzit te dalin jasht dhe te infektohen sa me shume qe te behn imun ..! Me intereson se si do kalosh kete situat!!!!
Hoti
e Premte 27 Mars 2020, Ora 10:08
Kjo gjendje dhe ky virus ishin te parapar dhe mos u beni gjoja se nuk dinit fare per kete virusin !!!! Tani do vij koha kur do ti lironi njerzit qe te infektohen sa me shume dhe kshtu gjoja se po e tejkaloni kete gjendje te veshtir !!!! Me intereson se sa miliona do te merrni nga OBSH-ja e cila e dha virusin qe te shperndahet neper bote!! Ah po kjo gje eshte sekret shtetror dhe nuk duhet te dij askush per kete!!!..
Shkruani komentin tuaj!
 
Mjeku shqiptar: Vetë u shërova por kam infektuar vajzën me koronavirus
Këshilltari i Merkel sulmon Sorecan me foton e tankeve në Tiranë; E turpshme për BE!
Kini kujdes! OBSH zbulon 3 fakte të reja për COVID-19 dhe duhen lexuar
Artur Zheji: Rama bashkë me ministrat kanë bërë testin e COVID-19 në një spital privat
Bilanc tragjik nga koronavirusi në SHBA: 1098 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media