Home Shqipëri
Ia doli mbanë luftës me koronavirusin, rrëfehet i riu shqiptar: Gjithçka filloi në 6 mars (VIDEO)
Erind Cara është një i ri nga Shqipëria që sapo është shëruar nga coronavirusi.

Ai për RTV Dukagjini ka rrëfyer se si ka kaluar këtë sfidë.

“Historia filli më datën 6 mars. Pas një tempetarure që vjen pas një ftohje, mu duk që ishte një grip normal. Më pas u paraqita pranë një spitali dhe u konstatua që nuk ishte një gjendje e mirë. Pas testit të coronavirusit rezultova pozitiv dhe u shtrova në spital”.

Erindi thotë se personalisht nuk ka udhëtuar jashtë vendit, por thotë se ka dyshime se një shok i tij kishte ardhur nga Italia mund ta ketë infektuar.

“Por edhe ai nuk kishte aspak simptoma dhe për fat të keq nuk e di nga jam infektuar”.

I riu thotë se sfida më e madhe ishte temperatura e lartë, por karakteristike ishte vështirësia në frymarrje.

Ai thotë se për dallim nga pacientët tjerë të prekur, ai nuk ka pasur nevojë për oksigjeno terapi.

“Mora ilaçe dhe barëra që janë në protokoll si në të gjithë botën”.

Erindi thotë se tash është mirë me shëndet por me rekomandimin e mjekëve do të qëndrojë në karantinë edhe për dy javë.

Ai pas shërimit ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë të tjerët e sidomos për të rinjtë

“Qëndroni në shtëpi, pasi ju të rinjtë mund ta kaloni me lehtësi, por mund ta sillni virusin te perona tjerë të familjes”, tha mes tjerash Erind Cara.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mjeku shqiptar: Vetë u shërova por kam infektuar vajzën me koronavirus
Këshilltari i Merkel sulmon Sorecan me foton e tankeve në Tiranë; E turpshme për BE!
Kini kujdes! OBSH zbulon 3 fakte të reja për COVID-19 dhe duhen lexuar
Artur Zheji: Rama bashkë me ministrat kanë bërë testin e COVID-19 në një spital privat
Bilanc tragjik nga koronavirusi në SHBA: 1098 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media