Home Shqipëri
Basha: Rama synonte rrëmbimin e truallit të Teatrit, Veliaj leva e tij qorre
Lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha tha në Abc News se synimi i vetëm i Edi Ramës ishte rrëmbimi i truallit të Teatrit.

Basha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se po i shërben mafies si një levë qorre e kryeministrit.

“Po të kishim dashur ta shfrytëzonim si kapital politik nuk do e mbronim me trupat tanë. Është hera e parë që bashkë me teatrin bie dhe maska e regjimit.

Mbreti sot është lakuriq. Akti i tij ka ngritur një stuhi revolte. Ky njeri ka pasur një qëllim të vjedhë tokën e teatrit ndërsa në planin e Bulevardit të ri ka pasur disa pole dhe një prej tyre ka pasur hapësirë edhe për një teatër multimodern.

Teatrin e shembi Rama, Veliaj është një levë qorre e tij dhe kryebetonieri i mafies. Unë nuk e shoh parlamentin, ai është një landfilli i Republikës. Aty ka njerëz që u blenë dhe joshën. Ke një qeveri që blen gjithçka. Në parlament janë të gjithë plehrat e kombit”, tha Basha.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Plas sheshit droga në Mallakastër, 46-vjecari e mbjell në oborr
Mbolli fidanë me kanabis në stanin e tij, pranga 60-vjeçarit në Mallakastër
Ish-kryebashkiaku: Më i zoti se Kadri Roshi, jepini Ramës një OSCAR!
Saimir Tahiri nuk ndalet: Kërkoj pafajësi të plotë!
Qeveria ndryshon paketën e dytë që shpërndau 40 mijë lekë për punonjës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media