Home Shqipëri
U dhunua në protestë, gazetari tregon pse zgjodhi të heqë pantallonat para Ramës
Gazetari dhe analisti, Alfred Lela ishte një nga të dhunuarit e policisë në 17 maj, kur u shemb Teatri Kombëtar.

Një ditë më parë përballë kryeministrit Rama, në shenjë revolte Lela hoqi pantallonat për t'i treguar kreut të qeverisë dhunën që policia kishte ushtruar.

Në studion e lajmeve në Ora News, gazetari Lela tha se veprimin e bëri edhe për ti treguar kryeministrit Rama që qeverisë i kanë rënë pantallonat.

Alfred Lela: Kryeministri po refuzonte çdo gjë dhe me cinizëm dhe arrogancë.

Megjithëse duket pa etike, por kur bëhesh i pafuqishëm, në mungesë të një fuqie për ta thënë dhe për ta besuar dikush atë ngjarje detyrohesh të bësh një akt jashtë të zakonshmesh.

Por ishte dhe simbolike, për të thënë, ja fytyra e shtetit, e cila nuk mundet të marrë as përgjegjësitë përballë shtetasve të vet, të cilët i ka për detyrë ti mbrojë.

Edhe nëse dikush në depresion ose në një tronditje psikike shkon për të vrarë veten shteti shkon për ta shpëtuar. Edhe nëse ne ishim fajtorë, shteti duhet të na mbronte.

Ishte simbolike gjëja, që shtetit i kanë rënë pantallonat. Për të thënë që ju jeni pa pantallona sepse dilni në mes të natës për të shembur një ndërtesës që është e shtetit, e shqiptarëve.

E kanë ndërtuar pushtuesit dhe e shembin çlirimtarët po themi.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Qeveria ndryshon paketën e dytë që shpërndau 40 mijë lekë për punonjës
Mjeku Kalo me apel të fortë: Populli është drobitur nga zhagitja 30-vjeçare
Me armë në brez gati për të qëlluar, si u kap "mat" 45-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë
Tmerr për këmbësorët, i riu u sulej dhe i vidhte në mes të ditës
Nikoll Lesi thirrje Bashës: Mos e bëj këtë se do të të shqyejë sërish Rama

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media