Home Shqipëri
I moshuari i shërben bashkëshortes, shteti i mohon kujdestarinë
Në rubrikën "Shqipëria pa filtra", emisioni BOOM ka sjellë historinë e Liri Laçit, e cila për 42 vite ka shërbyer si infermiere.

Një vit pasi del në pension Liria goditet nga hemorragjia cerebrale ne tru. Edhe pse në moshe të thyer bashkëshorti i shërben ditë e natë, por pavarësisht këtij fakti ai nuk e përfiton pagesën e kujdestarisë

Luan Laçi: Unë e kam çuar për kontroll dhe përgjigjja e mjekëve ka qenë që të bëjë fizioterapi dhe ilaçe. Në asnjë mënyrë nuk kam përfituar kujdestari.

Doktori na ka thënë që nuk përfiton. I bëj thirrje ministres së Shëndetësisë, kryeministrit Rama që ta shikojnë çështjen time me seriozitet.

Ka 5 vjet që është e paralizuar dhe ka shumë shpenzime. Unë i shërbej 24 orë dhe nuk e përballoj dot. Dua vetëm kujdestarinë.

Luan Laçi nuk kërkon mëshire, por atë që i takon me ligj të marrë kujdestarinë për shërbimin që i bën bashkëshortes, pasi shume ilaçe i duhet që t’i paguaje.

Luan Laçi: Unë e ushqej, e vesh, e laj, e nxjerr me karrocë. Gjatë ditës edhe e pastroj, kurse gjatë natës i vendos pampers.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Plas sheshit droga në Mallakastër, 46-vjecari e mbjell në oborr
Mbolli fidanë me kanabis në stanin e tij, pranga 60-vjeçarit në Mallakastër
Ish-kryebashkiaku: Më i zoti se Kadri Roshi, jepini Ramës një OSCAR!
Saimir Tahiri nuk ndalet: Kërkoj pafajësi të plotë!
Qeveria ndryshon paketën e dytë që shpërndau 40 mijë lekë për punonjës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media