Home Shqipëri
Protestat për Teatrin: Lleshaj tregon pse forcat e rendit nuk kishin numër identifikimi
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në ambientet e Teatrit, përpara se ai të shembej.

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Lleshaj tregoi edhe arsyen se pse policët në protestë nuk kishin një numër identifikimi. Sipas tij, ata nuk kanë pasur një numër pasi të tjerët mund t’i përdornin për t’i shantazhuar.

Ministri tha se nuk e di specifikisht se çfarë kanë pasur policët me vete kur kanë hyrë për kontroll në Teatër, por thekson se ata nuk kanë pasur armë.

Lleshaj tha se SHÇKB do të verifikojë çdo rast, lidhur me rolin e policisë në protestat e zhvilluara.

"Këtu është krijuar një traditë që polici mund të rrihet, nëpërkëmbet dhe të jetë objekt barcoletash dhe anektodash. Policia së pari duhet të merret me pesha të rënda.

Së pari tu vërë gjoba në personazheve publikë se sa qytetarëve. Ata marrin në telefon për të ndëshkuar shefin. Kjo është arsyeja pse kërkojnë numrat e identifikimit për t’i shantazhuar.

Policia kur vepron në mënyrë të organizuar, identiteti i të gjithë policëve është identiteti i drejtuesit të tyre.

Në artikulimin verbal ka pasur kërcënime për përplasje të fortë deri në gjakderdhje. Policia e ka pasur drojën se mund të kishte reagim të ashpër dhe për këtë arsye ka kontrolluar detajisht brenda. Nuk e di konkretisht se çfarë kanë pasur.

RENEA ka kontrolluar për eksploziv. Besoj ka pasur edhe qen. Janë procedura standarde. Në përgjithësi nuk kam parë armë. Madje, as ato armë që janë të detyruara me ligj si shkopin e gomës.

Ka nisur një proces për të verifikuar. Policët nuk i konsiderojmë engjëj. SHÇKB do të verifikojë çdo rast”, tha ai.
Dërgoja mikut në:
Emigranti
e Premte 22 Maj 2020, Ora 22:23
O zagar Ministër spo ta kërkon njeri ta jen ëngjëj por ta zbatoj ligjin, siç i kërkoni qytetarit ta zbatoj ligjin, edhe ata stronzat e tu duhet ta zbatojn ligjin se nuk zbatojn ligjin atëhere i bie o nuk e njofin ligjin ose i shantazhoni ju si i dini vet ato marifete si p.sh me pushim nga puna, se ti e din Ministër Leshi se kush ven Polica e përgjithshmja se nji pakic e tyre jan edhe ta ndershëm, dhe kjo ndodh se jua hiqni ju dinjitetin me pislliqet ke bani, vafanculo o ministër Leshi me tan shokët e tun.
Emigranti
e Premte 22 Maj 2020, Ora 22:24
O zagar Ministër spo ta kërkon njeri ta jen ëngjëj por ta zbatoj ligjin, siç i kërkoni qytetarit ta zbatoj ligjin, edhe ata stronzat e tu duhet ta zbatojn ligjin se nuk zbatojn ligjin atëhere i bie o nuk e njofin ligjin ose i shantazhoni ju si i dini vet ato marifete si p.sh me pushim nga puna, se ti e din Ministër Leshi se kush ven Polica e përgjithshmja se nji pakic e tyre jan edhe ta ndershëm, dhe kjo ndodh se jua hiqni ju dinjitetin me pislliqet ke bani, vafanculo o ministër Leshi me tan shokët e tun.
Shkruani komentin tuaj!
 
Qeveria ndryshon paketën e dytë që shpërndau 40 mijë lekë për punonjës
Mjeku Kalo me apel të fortë: Populli është drobitur nga zhagitja 30-vjeçare
Me armë në brez gati për të qëlluar, si u kap "mat" 45-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë
Tmerr për këmbësorët, i riu u sulej dhe i vidhte në mes të ditës
Nikoll Lesi thirrje Bashës: Mos e bëj këtë se do të të shqyejë sërish Rama

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media