Home Shqipëri
Sandër Lleshaj nuk ndalet: Përgjime policore të shqiptarëve, pa lejen e Prokurorisë
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot nga Kakavija, për projektligjin, që lejon policinë të kryeje përgjime pa lejen e Prokurorisë.

Lleshaj tha se Policia ka detyrë ekskluzive për parandalimin e krimit, prandaj, tha ai, do të ketë në dorë këtë lloj instrumenti.

"Policia e Shtetit është vetë organ ligjzbatues dhe ka detyrën dhe përgjegjësinë për të ushtruar parandalimin e krimit. Dhe leja do të jepet nga autoritetet përkatëse, drejtuesit të policisë", – tha z.Lleshaj, duke shtuar:

"Thashë edhe njëherë, Policia është një organ ligjzbatues i këtij shteti, e cila ka detyrë ekskluzive parandalimin e krimit. Dhe në funksion të këtij parandalimi, Policia do të ketë edhe këto instrumente në dorë".

Lidhur me shqetësimin publik se projektligji i ri kërcënon të drejtat e njeriut, pasi krijon hapësirat që policia të kthehet në një instrument nga pushteti, Lleshaj tha se alarmi është dhënë nga ata që nuk janë njohur me draftin.

"Ne s’kemi nisur ndonjë plan për survejimin e të gjithë shtetasve shqiptarë në Parlament. Nuk ka një plan të tillë, të survejojmë shtetasit shqiptarë.

Janë dhënë alarme nga ata që ende nuk janë njohur me iniciativën e qeverisë, e cila synon vetëm t’i krijojë policisë mundësitë për të ushtruar funksionet e saj në drejtim të parandalimit të krimit", tha Lleshaj.
Dërgoja mikut në:
Emigranti
e Premte 22 Maj 2020, Ora 22:54
O Zot çka po na ndigjojn veshët nga ky Shkenctar Ministër Leshi dhe kjo Qeveri bastarde me deputetat e saj ke i ka ven na resht e ua ka hek çervelin e i ka shndru na robota, a thua vall ua ka eç dhe gjakun e ua ka zvendsu me ujë se par ndrysh nuk mujtesh me kuptu si vall mos me reagu kat Deputeta a kan gjak na vena, a kan dinjitet a kan ndopak cip na façe a ndihen par Burra ta pavanun e ta lir apo jan byth....çira , harram buka ke han e harram kjumshti i nanave ke i ka yshqy, spaska ma burra Shqipnia e paska myt ipokrizia , mjer e mjera jeme Arbëria , posht Edushi e Qeveria , ke na ban Atdheun ma keç se Somalia, ptu raz e fliqur Qeveri
Shkruani komentin tuaj!
 
Saimir Tahiri nuk ndalet: Kërkoj pafajësi të plotë!
Qeveria ndryshon paketën e dytë që shpërndau 40 mijë lekë për punonjës
Mjeku Kalo me apel të fortë: Populli është drobitur nga zhagitja 30-vjeçare
Me armë në brez gati për të qëlluar, si u kap "mat" 45-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë
Tmerr për këmbësorët, i riu u sulej dhe i vidhte në mes të ditës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media