Home Shqipëri
Rama urdhëron mbyllje totale të Shqipërisë të dielën e Bajramit
Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e sotme se ka vendosur të mbyllë lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve në vend gjatë ditës së diel e cila është dhe dita e Bajramit për myslimanët që janë mbi 80 për qind e popullsisë në Shqipëri.

Në njoftimin e tij, z.Rama tha se mbyllja këtë fundjavë do të jetë njësoj si atë të shkuarën, duke nënkuptuar se të shtunën dyqanet do të jenë të mbyllura, përveç ushqimoreve dhe farmacive, kurse të dielën nuk do të ketë asnjë dyqan hapur.

Ndërkohë, të shtunën dhe të dielën do të lejohet lëvizja e njerëzve vetëm për të moshuarit në mëngjes dhe për nënat me fëmijë gjatë paradites deri në 17.30.

Sakaq, automjetet ndalohen të lëvizin këtë të shtunë dhe të diel.

Vendimi i Ramës, duket të jetë i njëjtë dhe me festat e tjera fetare trë javëve të fundit, si Pashka Katolike dhe ajo ortodokse. Por mbyllja gjatë festave të krishtere ishte në kuadrin e njjë pandemie dhe masave drastike kufizuese.

Ndërsa mbyllja këtë fundjavë të festës së myslimanëve, duket pa sens, në kushtet kur hapja është thuajse totale, kur dyqanet janë hapur të gjitha, baret dhe restorantet po ashtu, autorizimi për lëvizje është hequr për njerëzit dhe makinat në të gjithë Shqipërinë dhe ka nisur mësimi në shkolla.

Menjëherë pas daljes së urdhrit Rama sonte, disa nisën të shtrojnë pyetjen thuajse të njëjtë: "A është e mundur që koronavirusi të godasë vetëm të dielën e Bajramit dhe jo gjithë ditët e tjera të javës?"
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rudina Hajdari ngre zërin në Kuvend: Rama si Nikola Gruevski, do ketë të njëjtin fat!
Plas sheshit droga në Mallakastër, 46-vjecari e mbjell në oborr
Mbolli fidanë me kanabis në stanin e tij, pranga 60-vjeçarit në Mallakastër
Ish-kryebashkiaku: Më i zoti se Kadri Roshi, jepini Ramës një OSCAR!
Saimir Tahiri nuk ndalet: Kërkoj pafajësi të plotë!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media