Home Shqipëri
Uli pantallonat dhe i tregoi plagët Ramës, Alfred Lela takon zyrtarët amerikanë
Gazetari Alfred Lela, që uli pantallonat mbrëmë në “Real Story”, për t’i treguar kryeministrit Rama shenjat e dhunës së ushtruar nga Policia është parë sot në orët e mëngjesit në hotel “Rogner” me dy të huaj që flisnin anglisht.

I kontaktuar nga gazeta Lela thotë se të huajt janë zyrtarë të Ambasadës Amerikane të cilët i ka informuar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij.

Ai nuk ka preferuar të japë detaje, por thotë se u ka dorëzuar amerikanëve një dosje me të dhëna dhe i ka informuar mbi hapat që do të hedhë sa i takon çështjes në fjalë.

"Nuk pres reagim prej Ambasadës dhe nuk është ky qëllimi i takimit", ka shtuar ai, "por kam ndjekur një procedurë si nënshtetas amerikan në rrezik", shkruan panorama.

"Një incident të tillë i cili më vë përballë dhunës së pushtetit dhe kërcënimeve apo shantazheve të mbështetësve të qeverisë jam i detyruar ta depozitoj pranë autoriteteve të vendit tim të dytë".

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Tmerr për këmbësorët, i riu u sulej dhe i vidhte në mes të ditës
Nikoll Lesi thirrje Bashës: Mos e bëj këtë se do të të shqyejë sërish Rama
Deklarata e fortë Myslim Murrizit: Shqiptarët të bëhen gati për një '97 të dytë në shtator!
Të dhënat e fundit nga COVID-19: Sa jetë njerëzish ka marrë në të gjithë botën (FOTO LAJM)
Moti sot i paqendrueshëm, priten vranësira edhe shtrëngata shiu me stuhi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media