Home Shqipëri
Fundjava sërish e kufizuar, kush lejohet të dalë sot
Situata epidemike nga Covid-19 është ende prezent në vendin tonë.

Si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë, edhe këtë fundjavë lëvizja është e kufizuar në zonat e kuqe.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë me anë të një urdhri njoftoi se fundjava është e kufizuar.

Nuk do të lejohen të jenë hapur aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Këto dy kategori që përjashtohen do të jenë hapur deri në orën 21:00.

Po kështu e kufizuar do të jetë edhe lëvizja e njerëzve.

Ashtu si javën e kaluar të moshuarit do të lejohet që të lëvizin deri në orën 10:00, të shoqëruar nga maksimumi një person.

Ndërsa pas orës 11:00, lirinë mund ta shijojnë prindërit me fëmijët e tyre.

Ndryshe nga ditët e tjera, e diela do të jetë tërësisht e izoluar.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Qeveria ndryshon paketën e dytë që shpërndau 40 mijë lekë për punonjës
Mjeku Kalo me apel të fortë: Populli është drobitur nga zhagitja 30-vjeçare
Me armë në brez gati për të qëlluar, si u kap "mat" 45-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë
Tmerr për këmbësorët, i riu u sulej dhe i vidhte në mes të ditës
Nikoll Lesi thirrje Bashës: Mos e bëj këtë se do të të shqyejë sërish Rama

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media