Home Shqipëri
4-vjeçari humbi jetën në Berat, arrestohet përgjegjësi dhe elektriçisti i Bashkisë
Një fëmijë vetëm 4-vjeç humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit.

Policia e Beratit ka njoftuar se janë ndaluar Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 elektriçistët e bashkisë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Qeveria ndryshon paketën e dytë që shpërndau 40 mijë lekë për punonjës
Mjeku Kalo me apel të fortë: Populli është drobitur nga zhagitja 30-vjeçare
Me armë në brez gati për të qëlluar, si u kap "mat" 45-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë
Tmerr për këmbësorët, i riu u sulej dhe i vidhte në mes të ditës
Nikoll Lesi thirrje Bashës: Mos e bëj këtë se do të të shqyejë sërish Rama

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media