Home Shqipëri
Konsensusi ende larg, Bylykbashi dhe Vasili letër Gjiknurit
Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Në këtë letër, përfaqësuesit e opozitës theksojnë vullnetin e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj”- thuhet në letrën e opozitës, ku përmendet se për shkak të shkeljes së standardeve nga ana e mazhorancës për 3 procese zgjedhore me radhë, reforma zgjedhore është rikthyer si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me BE. Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike”,- shkruajnë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Nga letra opozitës bie në sy se pavarësisht shumë takimeve mes palëve dhe shumë propozimeve, konsensusi është ende larg.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shpërthim i fuqishëm pranë QSUT-së, policia zbardh detajet
Atentati në sheshin e hotelit në Laç, kush është biznesmeni që u vra
Laçi u trondit nga të shtënat, kush është 21 vjeçari i plagosur
Tronditet Laçi, një i vdekur dhe një i plagosur
Rudina Hajdari: Nuk dorëzohem, kërkoj ndryshimin e sistemit zgjedhor

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media