Home Shqipëri
Rudina Hajdari: Nuk dorëzohem, kërkoj ndryshimin e sistemit zgjedhor
Rudina Hajdari ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik është shprehur se ka PD-ja nuk e pranon ndryshimin e sistemit.

Hajdari në fjalën e saj ka theksuar se nuk e kupton frikën që ka klasa e vjetër politike për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Ndër të tjera ajo është shprehur se nuk e kupton pse Lulzim Basha do ta mbajë Edi Ramën perandor dhe nuk pranon ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Propozova të gjithëve që të rrinim dhe ta mbyllnim këtë çështje, nuk e pranuan dhe u çuan pasi nuk morën përgjigjen që donin. Erdha në këtë tryezë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Nuk e kuptoj pse PD-ja nuk e përfaqëson këtë ide. Erdha këtu për të gjetur një formulë kompromisi që ta pranonin të gjithë. Sot kam prezantuar një formulë që e hap lustën pjesërisht dhe është pranuar nga ndërkombëtarët por ma hodhën poshtë.

Nuk e di se pse nuk e pranojnë ndryshimin. E kuptoj pse Edi Rama e kërkon këtë sistem që ka marrë gjithë pushtetet, por nuk e kuptoj Lulzim Bashën që pranon një sistem që e ka bërë Ramën perandor. Duhej një ndryshim para zgjedhjeve të 2021, ne në ato zgjedhje duhet të shkonim me lista të hapura por nuk e pranuan. Unë nuk dorëzohem në një anë kemi klasën e vjetër politike nga ana tjetër kemi qytetarët që e duan ndryshimin. Këto nu ke duan ndryshimin”, është shprehur Hajdari.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Të rinjtë shqiptarë nuk duan t'ia dijnë për koronavirusin, kështu festuan nën praninë e Ledri Vulës (VIDEO)
Shqiptarët "masakrojnë" tunizianët brenda burgut italian
"Kujdes kur çoni familjarët në Infektiv, i intubojnë dhe i presin biletën", Bino i përgjigjet Cakos
I strehuar nga bashkia, si u zbulua ngjarja e rëndë në Berat
Gjendet i dekompozuar një person brenda banesës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media