Home Shqipëri
Rama: Erdha në Kosovë për të iu dhënë mbështetje liderëve politikë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pasi ka përmbyllur vizitën e tij 24 orëshe në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për medie në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari", pas aktakuzave të publikuara nga Dhomat e Specializuara ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Rama ka thënë se ai ka ardhur në Kosovë, si shkak i një nevoje kombëtare për t’i dhënë Kosovës dhe përfaqësuesve të saj politik mbështetjen e plotë të shtetit shqiptarë.

"Dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj për t’i dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politik të saj në kushtet kur e dimë të gjithë ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë. Pothuajse për dy dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, është mbështetur dhe është zhvilluar si një proces i pandalshëm nga procesi i shtet ndërtimit, procesi i pajtimit ndëretnik, procesi i integrimit evropian, procesi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Madje në këtë formë është formuar edhe në strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimore nga BE, ndërkaq është e kuptueshme se procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm çështjet e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë, por është edhe një çështje e ndërtimit të së ardhmes ndërmjet politik", tha Rama.

Rama ka thënë tutje se komunikata e publikuar me aktuzën ndaj Thaci e Veselit, i ngjason me ato të komunizmit që bëheshin në kohën e revolucionit kinez dhe sipas tij është e pashembullt.

Ajo e bërë pak ditë para se delegacioni kosovar të nisej për në SHBA, sipas tij lë shije të hidhur

"Komunikata e ashtuquajtur për muaj një flet rrufe e ngjashme si dy pika uji e komunikatave në thojza, publike përgjatë revulozionit kinez, një shfaqje të cilën ne e kemi jetuar në Shqipërinë e diktaturës, është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj, përbënë një arsye, pavarësisht nëse publikimi i saj është i rastësisht apo qëllimshëm në prag një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë, për të thënë se historia e kësaj gjykate të radhës nisi, të shkruhej në një akt, që abortoi një proces, që nuk është aq polik, që lidhet me paqen. Sigurisht që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është vijim i një përpjeke me shumë stacione por edhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e drejtpërdrejt të ShBA-së dhe në këtë aspekt, më vjen mirë të them që është privilegj, të jesh në pozicionin që jam unë dhe mundësia", theksoi Rama.
Dërgoja mikut në:
Heee
e Martë 30 Qershor 2020, Ora 15:04
Ti je 1 mashtrues i madhë.
Shkruani komentin tuaj!
 
Të rinjtë shqiptarë nuk duan t'ia dijnë për koronavirusin, kështu festuan nën praninë e Ledri Vulës (VIDEO)
Shqiptarët "masakrojnë" tunizianët brenda burgut italian
"Kujdes kur çoni familjarët në Infektiv, i intubojnë dhe i presin biletën", Bino i përgjigjet Cakos
I strehuar nga bashkia, si u zbulua ngjarja e rëndë në Berat
Gjendet i dekompozuar një person brenda banesës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media