Home Shqipëri
Rama tërheq padinë ndaj Haradinajt
Kryeministri Edi Ram ka njoftuar se do të tërheqë padinë për shpifje që i ka bërë ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rama tha se e kishte njoftuar më parë kreun e AAK-së, se gjatë konferencës për shtyp pasi të përfundojë të gjitha takimet do ta tërhiqte edhe padinë e bërë kundër tij.

Ai tha se nuk e di se çfarë roli mund të ketë kjo padi në marrëdhëniet mes tyre, por se padia edhe zyrtarisht do të tërhiqet.

“E kam njoftuar që nuk do të bëj komunikime me mediat të vazhdueshme në çdo derë, por do të bëj një konferencë për shtyp, ku do ta tërheq padinë. Do ta tërheq padinë jo se është e vogël për mua, por sepse është shumë më e madhe ajo që sot duhet të bashkoj të gjithë. Nuk e di çfarë roli ka tërheqja e padisë për rolet mes nesh, për më tepër me padi e pa padi, me shpifje e pa shpifje, Ramush Haradinaj nuk është kryeministri, politikani, por është një prej figurave historike, nga ai vend nuk mund ta heq askush, as ai veten nuk mund të largohet nga ai vend, sado kryeministër i keq që të jetë. Padia do të tërhiqet, natyrisht edhe zyrtarisht”, tha Rama.

Rama tha se ftesa për takim drejtuar Ramush Haradinajt ishte për të biseduar si me të gjithë liderët e tjerë, për diçka shumë më madhore.

“Megjithatë, Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve, për të shkuar për ta vizituar në selinë e tij, aspo në shtëpinë e tij apo selinë e tij kudo që ta dëshironte, siç pata kënaqësinë ta vizitoja edhe Isa Mustafën sot në shtëpinë e tij. Si paditës, që shkon tek i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër që do të doja ta takoja, për të diskutuar për diçka shumë më të madhe se unë se Ramushi e se të gjithë ne”, tha Rama.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, kryeministri Rama ka bërë padi ndaj homologut të tij Ramush Haradinajt, në Gjykatën
Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, ku pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve dhe për të cilën kërkon kompensim të dëmit.

“Është e pamundur të takohet i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha Haradinaj.

E pas këtyre fjalëve takimi mes Ramës e Haradinajn nuk u zhvillua.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shqiptarët "masakrojnë" tunizianët brenda burgut italian
"Kujdes kur çoni familjarët në Infektiv, i intubojnë dhe i presin biletën", Bino i përgjigjet Cakos
I strehuar nga bashkia, si u zbulua ngjarja e rëndë në Berat
Gjendet i dekompozuar një person brenda banesës
Vjen paralajmërimi nga Kurti, Hashim Thaçi mund të arrestohet në Hagë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media