Home Shqipëri
Besa Shahini: Zgjedhjet në universitete do mbahen në 30 korrik
Zgjedhjet në universitete do të mbahen në datën 30 korrik të këtij viti. Vendimin e ka bërë publik ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pas takimit që pati me rektorët e institucioneve të arsimit të lartë.

“Javën që lamë pas, përfundoi edhe afati ligjor për gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Por, duke marrë parasysh rritjen e rasteve të infektimeve, është akoma e paqartë se si do të rifillojë puna nëpër IAL në vjeshtë.

Kështu që, për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese në IAL, me propozim të rektorëve të universiteteve publike shpallim datën e zgjedhjeve në IAL më 30 korrik, 2020”, shkruan Shahini në Facebook.

Sipas saj, kanë qenë edhe vetë studentët ata që kanë shprehur shqetësimin për mungesën e shërbimeve.

“Sot zhvillova përsëri një takim me rektorët e IAL-ve publike, të cilët shprehen pamundësinë e vazhdimit të udhëheqjes së IAL-ve me mandat të përfunduar dhe sollën në vëmendje nevojën urgjente për zgjedhje në universitete. Studentët, sidomos ata të viteve të fundit që diplomohen sivjet, më kanë shprehur gjithashtu shqetësimet e tyre për mungesën e shërbimeve nga ana e IAL-ve për shkak të përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese”, vijon postimi i ministres.

Ajo ka dhënë detaje edhe rreth procesit të zgjedhjeve.

“Sipas raportimeve që IAL-të kanë paraqitur për prezencën e studentëve në ambientet e tyre, muaji korrik do të ketë një numër të madh studentësh të pranishëm në provime. Gjithashtu, me heqjen e kufizimeve të transportit publik, studentët dhe pedagogët mund të udhëtojnë lirisht ditën e zgjedhjeve – gjithmonë duke pasur kujdes ruajtjen e distancave fizike dhe pajisjen me mjete mbrojtëse kundër COVID-19”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Të rinjtë shqiptarë nuk duan t'ia dijnë për koronavirusin, kështu festuan nën praninë e Ledri Vulës (VIDEO)
Shqiptarët "masakrojnë" tunizianët brenda burgut italian
"Kujdes kur çoni familjarët në Infektiv, i intubojnë dhe i presin biletën", Bino i përgjigjet Cakos
I strehuar nga bashkia, si u zbulua ngjarja e rëndë në Berat
Gjendet i dekompozuar një person brenda banesës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media