Home Shqipëri
I strehuar nga bashkia, si u zbulua ngjarja e rëndë në Berat
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Berat ku një burrë i moshës rreth 75-vjeç është gjetur i dekompozuar brenda dhomës ku jetonte.

Viktima ishte strhuar brenda objektit të ish-konviktit të Shkollës Industriale nga Bashkia.

Viktima është Përparim Sulka, i cili jetonte i vetëm prej 5 vitesh brenda objektit që shikoni në videon e mëposhtme.

Prej më shumë se 24 orësh ai nuk ishte vënë re nga banorët, ndërkohë që njëri prej këtyre shprehet se e kishte takuar së fundmi dhe pyetur nëse kishte nevojë për ndodnjë gjë.

“I biem ziles së telefonit dhe i shkon thirrja. Të premten këtu ishte, vetëm këto dy ditët e pushimit se kemi parë, vinte vetë këtu. Po bën 5 vjet që është i vetëm dhe që jeton këtu”, tha një banor i zonës që e njihte të moshuarin.

“E strehoi Bashkia këtu, ishte i vetëm, kishte 24 orë që nuk e shikonim, i thashë dje do ndonujë gjë, më tha jo jam mirë.”, shtoi banori por nuk dihet në pushteti vendor që e kishte strehuar vite më parë, interesohej rreth tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe zjarrfikëses ku po bëhet nxjerrja e trupit nga banesa. Mësohet se autoritetet janë vënë në lëvizje pas denoncimit të bërë nga roja e objektit i cili edhe ka konstatuar ngjarjen e rëndë, ndërsa nuk dihet nëse i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale apo nga mungesa e përkujdesit ndaj tij.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kush është shqiptari, babai i dy fëmijëve që vdiq tragjikisht në Itali
Si e shkaktojnë rrezet e diellit kancerin në lëkurë?
Aksident në Kavajë, i plagosuri dërgohet me urgjencë në urgjencë
Berisha poston foto me Sokol Olldashin dhe akuzon kryeministrin Rama (FOTO LAJM)
Publikohen fotot, Rama po pushon në një nga gjiret më të bukura në Shqipëri (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media