Home Shqipëri
E kërkoi Serbia, Policia shqiptare ndalon veteranin e UÇK-së
Policia e Shqipërisë ka ndaluar veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Murtez Kastratin, nga Lipjani.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati.

Gucati tha ndalimi i Kastratit është bërë për shkak të një fletarresti nga Interpoli, pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Njoftimi i plotë:

Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol, nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera, Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla! /KlanKosova/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kush është shqiptari, babai i dy fëmijëve që vdiq tragjikisht në Itali
Si e shkaktojnë rrezet e diellit kancerin në lëkurë?
Aksident në Kavajë, i plagosuri dërgohet me urgjencë në urgjencë
Berisha poston foto me Sokol Olldashin dhe akuzon kryeministrin Rama (FOTO LAJM)
Publikohen fotot, Rama po pushon në një nga gjiret më të bukura në Shqipëri (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media