Home Shqipëri
Gati për pushime? Njihuni me rregullat e reja për të udhëtuar drejt BE-së
Bashkimi Evropian ka rënë zyrtarisht dakord për një seri rekomandimesh që do të lejojnë udhëtarët nga jashtë bllokut të vizitojnë vendet e BE-së, disa muaj pasi ajo mbylli kufijtë e saj të jashtëm në përgjigje të shpërthimit të Covid-19.

Siç ishte pritur gjerësisht, lista e 14 vendeve nuk përfshin Shtetet e Bashkuara, shkalla e tanishme e infeksionit të Covid-19 nuk i plotëson kriteret e përcaktuara nga BE që SHBA të konsiderohet një “vend i sigurt”.

Kriteret kërkojnë që rastet e konfirmuara me Covid në vendet të jenë të ngjashme ose më poshtë se ato të BE-së për 100,000 qytetarë gjatë 14 ditëve të mëparshme (duke filluar nga 15 qershor).

Vendet gjithashtu duhet të kenë një prirje të qëndrueshme ose në rënie të rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme, ndërsa BE do të marrë në konsideratë se çfarë masash po ndërmarrin vendet, siç janë gjurmimi i kontakteve dhe sa të besueshme janë të dhënat e secilit komb.

Rekomandimet pritet të hyjnë në fuqi qysh më 1 gusht, megjithatë, mbetet kompetencë e vendeve anëtare të vendosin saktësisht se si do ta zbatojnë çdo ndryshim në politikën kufitare.

Cilat vende janë në listë?

Vendet që do të përfshihen janë: Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji.
Kina, nga ku e ka origjinën virusi, nuk është në listën fillestare prej 14 vendeve, por BE është e gatshme ta vendosë atë në atë listë nëse qeveria kineze lejon qytetarët e BE-së të hyjnë në kufijtë e saj. CNN / bota.al
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Si e shkaktojnë rrezet e diellit kancerin në lëkurë?
Aksident në Kavajë, i plagosuri dërgohet me urgjencë në urgjencë
Berisha poston foto me Sokol Olldashin dhe akuzon kryeministrin Rama (FOTO LAJM)
Publikohen fotot, Rama po pushon në një nga gjiret më të bukura në Shqipëri (FOTO LAJM)
Zor se bindet lehtë, kjo është shenja më kokëfortë e horoskopit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media