Home Shqipëri
Tirana nën "pushtetin" e zjarrit, në flakë pika e grumbullimit të skrapit
Një zjarr ka përfshirë një pikë skrapi në rrugën Tiranë-Ndroq, në dalje të Kombinatit. Nuk dihet ende se si është shkaktuar zjarri ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në një pikë grumbullimi skrapi e varrezë makinash.

Faxweb.al raportoi më parë se një vatër tjetër zjarri është aktive në zonën e Laprakës, ku njerëzit janë në panik pasi ndodhet pranë kabinës së tensionit të lartë. Flakët nuk janë shuar ende, ndërsa zjarrfikëset janë telefonuar por nuk reagojnë për këtë ngjarje.

Banorët ankohen se është mbytur vendi në tym dhe ndihen të rrezikuar. Kujtojmë se pak ditë më parë teksa vendi ishte nën flakë pasi nga veriu në jug pyjet ishin pushtuar nga zjarret, ishin reshjet e shiut që bënë të mundur shuarjen e vatrave, ndërsa me përmirësimin e kushteve atmosferike, fenomeni është rikthyer sërish.

Gjatë fundjavës ka pasur vatra aktive në disa zona të jugut, më konkretisht në zonën e Ksamilit në Sarandë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Spahiu i kthen "sytë nga qielli": Faleminderit o zot që na dhurove vdekjen
Xhensila Myrtezaj flet për njohjen me Besin: A ishte dashuri me shikim të parë?
Si u vra Azem Hajdari, fjalia e autorit: U takuam edhe një herë! (VIDEO)
Deklarata e fortë e Berishës: Vrasësit e Azemit atë ditë pritën në aeroport Fatos Nanon
A duhet përdorur maska brenda bareve dhe restoranteve nga 1 tetori?euge

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media