Home Shqipëri
ITALI/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus
Italia ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas Worldometers, sot në shtetin fqinj janë shënuar 259 raste të reja, në krahasimin me 463 që u regjistruan një ditë më parë.

Ndërsa sa i përket numrit të viktimave, kemi një rritje në 24 orët e fundit. Autoritetet raportuan sot se 4 persona kishin humbur jetën nga virusi, ndërsa dje u shënuan 2 viktima.

Që prej shpërthimit të pandemisë, Italia ka regjistruar më shumë se 250 mijë raste me COVID-19 dhe mbi 35 mijë viktima. Aktualisht, 13.368 raste janë ende aktive në Itali.

Më shumë se 20 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 735 mijë persona kanë humbur jetën.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ministrja Denaj tregon pse nuk aplikohet testimi masiv tek mësuesit
A po bëhet më pak vdekjeprurës koronavirusi?
Skandal në Korçë: Infermieri shtirej si mjek, shiste "kurën" e COVID-19 për 1 milion lekë
Nxënësja ekselente fiton bursën në Turqi, por zyrtari i Arsimit e njofton se "ia kanë zënë vendin"
Ministri Klosi ia kalon edhe OBSH: Muzika përçon COVID-19! (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media