Home Shqipëri
Xhaferaj: Bashkia Durrës, mbledhje urgjente pas vizitës së Bashës në Manzë (FOTO LAJM)
"Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama..."

Demokrati Ferdinand Xhaferraj me anë të një statusi në Facebook ka zbuluar zhvillimet e fundit pas vizitës së kryedemokratit Basha në Manzë.

"Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në cadra..."- shkruan ndër të tjera Xhaferraj.

Njoftimi i plotë:

Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindertim.

Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në cadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim.

Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk demton edhe më shumë qytetarët e rrënuar. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E plagosën te gishtat e këmbës, kush është 45 vjeçari
E FUNDIT/ Kërcet arma në Astir, një i plagosur
Trump: Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë (VIDEO)
E futi poshtë rrotave të makinës dhe i theu këmbët, dalin detajet nga ngjarja e rëndë
Meta shkon në Dibër: Ky shpopullim është i dhimbshëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media