Home Shqipëri
Manastirliu prek me fjalët për mjekun që ndërroi jetë: Luftoi dy javë me COVID-19!
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manatirliu ka reaguar në lidhje me humbjen e jetës për shkak të infektimit me Covid-19 të mjekut Sefer Dervishi.

Në postimin e saj në facebook Manastirliu, ngushëllon të afërmit dhe kolegët e mjekut të ndjerë, si dhe bën me dije se Dervishi lúftoi dy javë me virusin e rrézikshëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pa mundur dot ta mposhtë atë.

“E trishtuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të përkushtuar të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Dervishit, i cili luftoi për dy javë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve, nuk ja doli ta mundë virusin e rrézikshëm.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të dr. Seferit, mjekut të palodhur që i shërbeu me devotshmëri të pashoqe komunitetit të tij.

U prehtë në paqe”, shkruan Manastirliu.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E zbuloi vetë Rama, ky është qyteti ku do të kandidoj si deputet
30 të arrestuar, gruaja e Olsi Jazexhiut: E morrën me makinë policie për statusin në Facebook
Ekspertët thirrje shqiptarëve: Mos u frikësoni nga tërmetet, jemi zonë sizmike
Do të protestonin përpara kryeministrisë, policia shoqëron mbështetësit e imamit Genci Balla
Policia zbardh detajet, si u arrestua i riu që tentoi arratisjen nga Komisariati

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media