Home Shqipëri
Rama uroi Fatos Nanon për ditëlindje, Murrizi "zbardh" prapaskenat
Deputeti Myslim Murrizi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax News, foli më lidhje me krijimin e partisë së re me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

“Kemi krijuar partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare. Do ta dërgojmë në Gjykatë për ta regjistruar tek libri i partive politike shqiptare. Kjo është një parti Politike e krijuar nga një grup deputetësh të opozitës të grupit demokrat. Të gjithë ish-funksionar të partisë Demokratike.”- tha Murrizi.

Ndërkohë që duke komentuar mesazhin e urimit të kryeministrit Edi Rama për ish-liderin e PS-së Fatos Nanon, Murrizi tha se me këtë gjë kërkon që të zgjerojë elektoratin dhe të përfitojë nga dashamirësit e Nanos.

“Meqë jemi 8 muaj para zgjedhjeve kërkon që të zgjeroje elektoratin që ka dashamirësi ndaj Nanos, që nuk janë të paktë në elektoratin e majtë. Rilindja bazën e ka tek PPSH-ja. Ka qenë shumë i pranueshëm për të qenë president, por Rama nuk e propozoi. Pra po të dojë nuk është qamet i madh, se këto të vrasin natën dhe të qajnë ditën.”- tha Murrizi.

I pyetur se çfarë pret nga zgjedhjet e 25 prillit, Murrizi tha se këto do të jenë zgjedhje surprizë, ku politika që ka përjashtuar shqiptarët do të ketë faturë për arrogancën e saj.

“Shpresoj që do të jenë zgjedhje surprizë. Politika që ka përjashtuar shqiptarët do të marrë kosto dhe do të ketë faturë për arrogancën nga 2008 deri tani. Më së shumti do ta ketë qeveria.”- tha Murrizi./faxweb
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Policia zbardh detajet, si u arrestua i riu që tentoi arratisjen nga Komisariati
Operacioni i madh nga Europol, konfiskohen 27 milionë maska
Shpërthen Big Basta, publikon këngën "Rama Ik" (VIDEO)
Fshatari e paguan 170 lekë/litri! Jahti më i madh në botë zbarkon në Sarandë për naftë pa taksa
Rrebeshe shiu e deri në përmbytje, IGJEUM zbulon zonat më të rrezikuara

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media