Home Shqipëri
COVID-19 në Shqipëri, Pipero zbulon çfarë i ka kërkuar qeverisë
Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se ai ka kërkuar që të mos vazhdohet me praktikat e spitaleve Covid-19, por të hapen spitalet rajonale.

“Unë kam kërkuar që të mos vazhdojmë me praktika covid-1, covid-2, covid-3, por mundësisht të hapen të gjitha spitalet rajonale atje ku ka kapacitete. Kështu i gjithë sistemi të jetë në lojë dhe në veprim për të përballuar më mirë këtë situatë.

Të mos shtrëngohemi që të kërkojmë kapacitete shtesë, por të vëmë në dispozicion të gjitha kapacitetet që kemi ne. Ne do të jetojmë gjatë me këtë pandemi. Mendohet se kjo pandemi do të zgjasë së paku 1.5 ose 2 vite. Shëndetësia nuk përballohet vetëm me Covid-19, prandaj duhen strukturat e tjera shtesë.

Mjekët infeksionistë të Tiranë s’ka kohë që po trajnohen në mënyrë efektive. Në këtë aspekt strukturat shëndetësore kanë marrë të gjitha masat që të jenë sa më të përgatitura.”- tha Pipero nw Rtv Ora.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shpërthen Big Basta, publikon këngën "Rama Ik" (VIDEO)
Fshatari e paguan 170 lekë/litri! Jahti më i madh në botë zbarkon në Sarandë për naftë pa taksa
Rrebeshe shiu e deri në përmbytje, IGJEUM zbulon zonat më të rrezikuara
Ekspertët thirrje shqiptarëve: Mos u frikësoni nga tërmetet, jemi zonë sizmike
Zbulohet gjinia e fëmijës, deputetja e PS shtatzënë për herë të dytë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media