Home Shqipëri
Pipero kritika Ramës: Pandemia e COVID-19 mund të zgjasë edhe 2 vite
"Ne do të jetojmë gjatë me këtë pandemi. Mendohet se kjo pandemi do të zgjasë së paku 1.5 ose 2 vite..."

Mbrëmjen e sotme, Pëllumb Pipero teksa ishte i ftuar në “Arena” në Rtv Ora ka folur mbi gjendjen aktuale në të cilën ndodhet vendi ynë prej pandemisë.

Duke thënë se kjo pandemi mund të zgjasë së paku 1.5 ose 2 vite, infeksionisti ka propozuar që të mos vazhdojmë me praktika covid-1, covid-2, covid-3, por mundësisht të hapen të gjitha spitalet rajonale atje ku ka kapacitete.

"Unë kam kërkuar që të mos vazhdojmë me praktika covid-1, covid-2, covid-3, por mundësisht të hapen të gjitha spitalet rajonale atje ku ka kapacitete. Kështu i gjithë sistemi të jetë në lojë dhe në veprim për të përballuar më mirë këtë situatë.

Të mos shtrëngohemi që të kërkojmë kapacitete shtesë, por të vëmë në dispozicion të gjitha kapacitetet që kemi ne. Ne do të jetojmë gjatë me këtë pandemi. Mendohet se kjo pandemi do të zgjasë së paku 1.5 ose 2 vite.

Shëndetësia nuk përballohet vetëm me Covid-19, prandaj duhen strukturat e tjera shtesë. Mjekët infeksionistë të Tiranë s’ka kohë që po trajnohen në mënyrë efektive. Në këtë aspekt strukturat shëndetësore kanë marrë të gjitha masat që të jenë sa më të përgatitura..."- tha Pipero.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E FUNDIT/ Ndahet nga jeta shkrimtarja e librave për fëmijë
Si rrallë herë, Enca hap zemrën: Rashë sërish në dashuri, mu thye zemra! (FOTO LAJM)
Erdogan mesazh të fortë Greqisë: Ne jemi pritës në mesdhe, jo mysafirë!
COVID-19 në shkolla, konfirmohen pozitivë katër mësues të tjerë
Dashuria nuk njeh moshë! 35 vjeçari i dashuruar marrëzisht pas 80-vjeçares

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media