Home Shqipëri
Basha sfidon Ramën: Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat përforcoi denoncimin e tij në lidhje me manipulimin nga qeveria të raportimit të numrit të vdekjeve, duke u shprehur se Rama ka gënjyer.

Teksa hoqi përgjegjësinë nga mjekët, të cilët sipas tij po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë me COVID-19, Basha e sfidoi publikisht Ramën, që nëse nuk ka asgjë për të fshehur të pranojë një hetim të plotë.

Basha: Ka gënjyer për numrin e viktimave. Pasi i ka braktisur mjekët dhe infermierët ai po i keqpërdor ata. Mashtrimi është përgjegjësi e Ramës dhe jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjen e qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë. Në vend që të ndihmojë shqiptarët dhe të përballet me të vërtetën Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrat.

Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19.

Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
A duhet të mbajnë maska njerëzit që janë shëruar nga COVID-19?
Basha pyetet për një aleancë qeverisëse me PS: Zero shans!
Ngjela përplaset me historianin për Skënderbeun: Po të ishte lakuriq, do të të pëlqente?
Meta kërcënon policët: Mos të guxojnë të prekin votën horrat e veshur!
Mesazh Ramës? Meta e thotë hapur: Favorizoj rrëzimin e çdo tiranie!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media