Home Shqipëri
Meta kërcënon policët: Mos të guxojnë të prekin votën horrat e veshur!
Presidenti i Republikës,, Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për të gjithë punonjësit e Policisë.

I ftuar në emisionin "Çim Peka Live", kreu i shtetit theksoi edhe njëherë që askush të mos guxonte të prekte vullnetin e popullit më 25 prill të vitit që vjen.

"Mos të guxojë asnjë polic, dhe me këtë kuptoj ata horrat e veshur polic. Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon, do të përfundojnë në këmbët e popullit,"-u shpreh presidenti.

Ai komentoi edhe deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel se nuk ka negociata për Shqipërinë. Meta tha se nuk vë bast për çelje negociatash, por paralajmëroi se i ka bërë me dije këto ngjarje të pritshme.

"Kam thënë se nuk ka çelje të negociatave dhe e kam treguar qartë atë që duhet bërë.

Kjo deklaratë e kancelares sot është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta edhe nga përfaqësuesi i Bundestagut për Ballkanin, zoti Vadeful.

Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato," tha Meta.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Redona refuzon të puthë Saimirin: Jo, s'ke shans!
Qeverisje me PS? Grida Duma ngre zërin: Ky është ofendim!
Sa e sigurt është vaksina e Pfizer?
Mediu shpalos kërkesat ndaj Bashës: 12 kandidatë nga PR duhet të jenë në listat e PD-së!
Ndahet papritur nga jeta në mënyrë anëtari i Akademisë së Shkencave

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media